Ndërlidhjet

Karzai s'do garojë më për president


Presidenti afgan, hamid Karzai
Presidenti afgan, hamid Karzai
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka premtuar të largohet nga zyra presidenciale në fund të mandatit të tij të dytë në vitin 2014.

Karzai, i cili ka udhëhequr qeverinë e mbështetur nga SHBA, për më shumë se një dekadë, e bëri këtë premtim të premten në Uashington në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Barak Obama.

Karzai tha se një nga të arriturat e tij “më të mëdha” do të jetë mbajtja e zgjedhjeve “të duhura, të organizuara mirë, të lira, në të cilat populli afgan do të mund të zgjedhë presidentin e tij të ardhshëm”.

Karzai u zgjodh president i përkohshëm në vitin 2002, pas rënies së regjimit taliban.

Ai u zgjodh president në vitin 2004 dhe u rizgjodh në vitin 2009, në zgjedhjet që u përcollën me dyshimet për manipulim.
XS
SM
MD
LG