Ndërlidhjet

Vritet një pilot francez në Mali


Bamako, Mali, 12 janar, 2013
Bamako, Mali, 12 janar, 2013
Ministri i Mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian tha se një pilot i një helikopteri francez është vrarë në luftimet kundër kryengritësve islamikë në shtetin perëndimor të Afrikës, në Mali.

Ai nuk sqaroi nëse helikopteri i pilotit ishte qëlluar.

Le Drian tha se avionët luftarakë francezë kanë vazhduar sulmet ajrore kundër forcave islamiste.

Ai tha se qindra trupa franceze po marrin pjesë në operacion dhe po e mbrojnë kryeqytetin e Malit, Bamakon.

Qeveria e Malit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, derisa po vazhdon betejën kundër kryengritësve islamikë në veri të vendit, dhe ka kërkuar zyrtarisht ndihmë ushtarake franceze.
XS
SM
MD
LG