Ndërlidhjet

Protesta pro Malikit në Irak


Protesta ne mbeshtetje te kryeministrit, Nouri al-Maliki, Irak.
Protesta ne mbeshtetje te kryeministrit, Nouri al-Maliki, Irak.
Rreth 2 mijë demonstrues shiitë dolën në rrugë të shtunën në Bagdad, për të treguar mbështetje për qeverinë e kryeministrit Nuri al-Maliki.

Demonstratat erdhën pasi qeveria shiite e udhëhequr nga Maliki u përballë me protesta në provincat sunite, në një shenjë që tregon rritje të tensioneve sektare.

Mbështetësit e qeverisë refuzojnë thirrjet e pakicës sunite për të shfuqizuar një ligj të ashpër kundër terrorizmit dhe një tjetër ligj që ndalon ish-anëtarët e partisë së shpërbërë Ba'ath te kene poste qeveritare.

Sunitët ne krahinën perëndimore Anbar dhe pjesë të tjera sunite të vendit, kanë mbajtur demonstrata të mëdha në tri javët e fundit kudër "diskriminimit nga qeveria".

Zyrtarët qeveritarë thanë se protestat sunite kanë për qëllim që të krijojnë kaos në mbarë vendin dhe të ringjallin konfliktet sektare në vend
XS
SM
MD
LG