Ndërlidhjet

Hollande: Sulmet shkaktuan "humbje të rënda" në Mali


Presidenti i Francës, Francois Hollande
Presidenti i Francës, Francois Hollande
Presidenti Francois Hollande tha se sulmet ajrore franceze kanë shkaktuar “humbje të rënda” në mesin e kryengritësve islamikë në Mali.

Hollande foli derisa avionët francezë bombardonin caqet e kryengritësve për të dytën ditë me radhë.

Hollande tha se Franca ka vendosur që të ndërhyjë, për të përgatitur rrugën për vendosjen përfundimtare të një force afrikane në Mali, e cila do të luftojë kundër rebelëve.

Udhëheqësi francez njoftoi gjithashtu se autoritetet janë duke rritur sigurinë në Francë për t'u mbrojtur kundër hakmarrjes së mundshme ndaj ndërhyrjes franceze.

Zyrtarët thanë se një pilot francez ka vdekur, pasi që helikopteri i tij u rrëzua nga rebelët në Mali.

Qindra ushtarë francezë raportohet se janë vendosur në Bamako për të mbrojtur kryeqytetin malian.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur ndërhyrjen nga jashtë për të zmbrapsur islamistët.
XS
SM
MD
LG