Ndërlidhjet

Ndotja e ajrit në Pekin në nivel të rrezikshëm


Pekin, foto nga arkivi
Pekin, foto nga arkivi
Banorët e Pekinit janë duke qëndruar në shtëpi për shkak të niveleve shumë të rrezikshme të ndotjes së ajrit në kryeqytetin kinez.

Smogu është aq i trashë, sa që po shkakton ulje të shikueshmërisë dhe errësim të diellit.

Njerëzit, që kanë punë jashtë ndërtesave, po mbajnë maska në fytyrë.

Të dhënat nga autoritetet kineze dhe ambasada e SHBA-së tregojnë se grimcat ajrore ndotëse, të afta për të depërtuar thellë në mushkëri, arrijnë nivelin prej 500 mikrogramë për metër katror.

Nivelet mbi 50 mikrogramë konsiderohen të rrezikshme sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Pavarësisht nga kushtet, zyrtarët nuk kanë njoftuar kufizime për makinat, fabrikat dhe termocentralet, që fajësohen për ndotjen intensive të qytetit prej 20 milionë njerëzish.
XS
SM
MD
LG