Një gjykatë në Kajro ka pranuar një ankesë nga ish-presidenti Hosni Mubarak kundër dënimit të tij të përjetshëm, nën akuzat për bashkëpunim në vrasjen e rreth 900 protestuesve antiqeveritarë në vitin 2011.
Gjykata urdhëroi një gjykim të ri të rastit.
Gjykata urdhëroi gjithashtu një gjykim të ri për ish-ministrin e Brendshëm Habib al-Adli, i cili u dënua burg të përjetshëm nën akuzat e ngjashme.
Të shtunën, prokurorët njoftuan për një hetim të veçantë ndaj Mubarakut në lidhje me dhuratat në vlerë prej rreth 1 milionë dollarësh, që dyshohet se ai i ka pranuar nga një gazetë, ndërsa ishte president.
Mubarak ka qeverisur Egjiptin për gati 30 vjet, derisa u rrëzua përmes protestave në vitin 2011.
Bijtë e tij, Alaa dhe Gamal, aktualisht janë duke u gjykuar nën akuzat për manipulim të tregut të aksioneve.