Ndërlidhjet

Vuçiq: Do ta heqim monumentin në Preshevë


Aleksander Vuçiq
Aleksander Vuçiq
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se së shpejti “shteti do rë reagojë në lidhje me pllakën përkujtimore në Preshevë”.

Ai në konferencën për gazetarë në Dobrosin, nuk ka thënë saktë nëse do të hiqet pllaka që i kushtohet të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, por ka thënë se askush nuk mund të sillet kundër ligjit dhe për këtë të kërkohet justifikim në përkatësinë etnike.

“Shqiptarët kanë kërkuar ndërkombëtarizimin e problemit, por më duket se ky është kontribut i vitit 2001 a 2002. Ata këtu nuk janë të kërcënuar. Ekziston ndonjë kokë e nxehtë që mendon se si politikanët duhet ta kërcënojnë shtetin”, ka thënë ai.

Këshilltarët shqiptarë të komunave Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë, pasditën e së shtunës, e kanë miratuar Deklaratën kundër heqjes së simboleve kombëtare dhe pas diskutimeve edhe për mundësitë për tejkalimin e krizës, e cila është nxitur me ngritjen në qendër të Preshevës të përmendores për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

Në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në Preshevë, ata kanë kërkuar nga Tirana që ta ndërkombëtarizojë problemin e Luginës së Preshevës, si dhe kanë ftuar qeveritë e Serbisë dhe të Kosovës që ta shqyrtojnë zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës, sipas parimeve të reciprocitetit në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG