Ndërlidhjet

Pekin: Ndotje e rrezikshme e ambientit


Ilustrim
Ilustrim
Shkollat në kryeqytetin kinez, Pekin, i kanë mbajtur nxënësit brenda klasëve, për shkak se në spitale janë rritur rastet e pengesave në frymëmarrje, pas ndotjes së nivelit të lartë gjatë fundjavës.

Smogu i dendur e ka përfshirë Pekinin dhe disa qytete të tjera në pjesën veriore të Kinës, gjatë fundjavës, me ç’rast është zvogëluar dukshmëria.

Sot niveli i ndotjes ka rënë, por mbetet shumë më i madh se niveli që konsiderohet i lejueshëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në një editorial, gazeta China Daily, që është nën kontrollin shtetëror, thotë se Kina duhet të mësoj ta balancoj zhvillimin me cilësinë e jetës.

Ndotja e ajrit është problem madhor në Kinë, për shkak të shkallës së shpejtë të industrializimit, mbështetjes në energjinë nga thëngjilli dhe rritjen pothuajse jashtë mase të përdorimit të veturave, në pronësi private.
XS
SM
MD
LG