Ndërlidhjet

Indi: Përgjigjje “agresive” ndaj Pakistanit


Ushtarët kufitarë të Indisë patrullojnë përgjatë kufirit Indi - Pakistan
Ushtarët kufitarë të Indisë patrullojnë përgjatë kufirit Indi - Pakistan
Para takimeve të parapara ndërmjet zyrtarëve të Indisë dhe Pakistanit, shefi i armatës së Indisë, Bikram Singh, i ka urdhëruar trupat e tij, përgjatë kufirit në Kashmir, që të përgjigjen ndaj çfarëdo provokimi.

Gjenerali Singh tha se “presim që komandantët tanë të jenë agresivë”, dhe shtoi se “nëse provokohemi, pres që komandantët e mij të përgjigjen”.

Tensionet përgjatë Linjës së Kontrollit, që e ndan rajonin e Kashmirit, janë rritur pasi nga dy ushtarë të secilës palë janë vrarë në fillim të këtij viti.

Pritet që sot të takohen zyrtarët e lartë ushtarakë të Pakistanit dhe Indisë.
XS
SM
MD
LG