Ndërlidhjet

Vdes ushtari i dytë francez në Somali


ushtarë franceze, foto nga arkivi
ushtarë franceze, foto nga arkivi
Kryengritësit islamikë në Somali thanë se një ushtar i dytë francez i njësisë speciale ka vdekur si pasojë e plagëve të marra gjatë operacionit të dështuar për shpëtimin e pengut.

Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar një zëdhënës të al-Shabaabit të ketë thënë se trupat e komandove francezë do të paraqiten në publik më vonë.

Zyrtarët francezë kanë konfirmuar gjithashtu vdekjen e ushtarit të dytë.

Franca ka ndërhyrë të premten në Somali në përpjekje për të liruar një agjent të saj, të marrë peng në vitin 2009.

Militantët thonë se ai është ende gjallë, derisa ende nuk është vendosur për fatin e tij. Por, zyrtarët francezë kanë thënë se besojnë, se ai ka vdekur.

Ata thonë se 17 militantë janë vrarë në sulmin, që erdhi vetëm disa orë pasi që trupat franceze ndërhynë në shtetin afrikan të Malit.
XS
SM
MD
LG