Ndërlidhjet

Mbi 50 shtete kërkojnë hetime për krimet në Siri


Foto Arkivë
Foto Arkivë
Më shumë se 50 shtete i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të dërgojë çështjen e krizes në Siri në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime. Zvicrra, në emër të 56 shteteve anëtare të OKB-së, e ka dërguar kërkesën në Këshill të Sigurimit.

Në rastin e Sirisë, hetime për krime mund të nisë vetëm Këshilli i Sigurimit pasi që ky vend nuk është anëtare e GJNK-së. Në nënshkruesit e letrës përfshihen edhe vendet evropiane si Britania, Franca dhe Gjermania. Ndërsa, Rusia dhe Kina kanë refuzuar të nënshkruajnë këtë peticionin.

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut Navi Pillay, gjatë një deklarimi të hënë tha se Këshilli i Sigurimit duhet të sigurojë që qeveria siriane të mbajë përgjegjësinë për krimet e bëra.

Raporte të OKB-së, bënë të ditur se gjatë konfliktit 22 mujorë në Siri janë vdekur më shumë 60 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG