Ndërlidhjet

Cameron për ridefinim të marrëdhënieve Britani e Madhe - BE


David Cameron, kryeministër i Britanisë së Madhe
David Cameron, kryeministër i Britanisë së Madhe
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron gjatë një fjalimi që pritet ta mbajë gjatë kësaj jave do të bëjë thirrje për ndryshim të marrëdhënieve në mes të vendit të tij dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria britanike e ka pritur që një kohë këtë fjalim i cili pritet të mbahet këtë të premte në Holandë.

Cameron do të shkojë në Holandë për të biseduar me kryeministrin e këtij vendi.

Kryeministri britanik është përballur me presion nga anëtarët e partisë së tij, konservatore, dhe nga të tjerët në lidhje me paralajmërimin e mbajtjes së një referendumi për të ardhmen e Britanisë në BE.

Përfaqësues të BE-së, SHBA-ve dhe liderë të biznesëve në Britani, i kanë tërhequr vërejtjen kryeministrit britanik kundër mbajtjes së këtij referndumi.

Cameron thotë se është pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE, por dëshiron një “ridefinim” të marrëdhënieve.
XS
SM
MD
LG