Ndërlidhjet

Pakistan: Gjykata urdhëron arrestimin e kryeministrit


Kryeministri i Pakistanit Raja Pervez Ashraf
Kryeministri i Pakistanit Raja Pervez Ashraf
Gjykata Supreme në Pakistan ka urdhëruar arrestimin e kryemisitrit, Raja Pervez Ashraf, në lidhje me një rast të korrupsionit për projektet energjetike.

Gjykata u ka dhënë autoriteteve 24 orë që ta arrestojnë zotin Ashraf dhe 15 persona të tjerë.

Para se të bëhej kryeministër, Ashraf ishte ministër për ujë dhe energji.

Ai i kishte hedhur poshtë akuzat se kishte marrë mito, në kohën kur i kishte miratuar projektet për prodhimin e energjisë në vitin 2010.

Këshilltari i kryeministrit, Fawad Chaudhry, e ka dënuar urdhërin e gjykatës, duke e cilësuar atë si jokushtetues.

Ky zhvillim po ndodhë në periudhën kur kleriku islamik, Muhammad Tahir-ul-Qadri, ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë në protestat, në të cilat kanë marrë dhjetëra mijëra njerëz, që janë zhvilluar para parlamentit në kryeqytetin Islamabad.

Në televizion janë parë pamjet ku protestuesit e përshëndetën lajmin për urdhërin për arrestimin e kryeministrit.
XS
SM
MD
LG