Ndërlidhjet

SHBA: Clinton dëshmon për sulmin në Bengazi


Hillary Clinton me bashkëshortin e saj Bill dhe vajzën Chelsea
Hillary Clinton me bashkëshortin e saj Bill dhe vajzën Chelsea
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, do të dëshmoj para një komiteti të Kongresit, më 23 janar, lidhur me sulmin vdekjeprurës më 11 shtator të vitit të kaluar, kundër misionit të Shteteve të Bashkuara në Libi.

Zonja Clinton do të ballafaqohjet me pyetje nga Komiteti për Çështje të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese, lidhur me sulmin në Bengazi të Libisë, nga i cili u vra Ambasadori amerikan, Chris Stevens, dhe tre amerikanë të tjerë.

Hillary Clinotn është dashur të dëshmoj në muajin dhjetor, por për shkak të sëmundjes, ishte shtyrë paraqitja e saj në Kongres.

Ajo ka vendosur të tërhiqet nga posti i saj për mandatin e dytë, ndërsa presidenti Barack Obama, për këtë post, tashmë e ka nominuar senatorin demokrat, John Kerry.
XS
SM
MD
LG