Ndërlidhjet

Kosova, një nga prioritetet e Irlandës gjatë kryesimit në BE


Kryeministri i Iralndës, Enda Kenny
Kryeministri i Iralndës, Enda Kenny
Kryeministri irlandez Enda Kenny ka thënë se prioritet i Irlandës gjatë kryesimit të radhës së Presidencës së Bashkimit Evropian, do të jetë zgjerimi i BE-së, përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë kësaj presidence do të bëjmë prioritet një politikë kredibile të zgjerimit. Presim që ta përshëndesim popullin kroat si anëtar të plotë më 1 korrik të këtij viti. Për shtetet, që gjenden në fazën e negociimit, që janë në faza të ndryshme, do të punojmë për të çuar përpara procesin me Islandën, Turqinë e Malin e Zi. Vendime të rëndëishme mund të merren edhe për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën gjatë presidencës së Irlandës”, tha Kenny.

Ai i bëri këto komente gjatë një sesioni plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg, ku paraqiti prioritetet e shtetit të tij gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG