Ndërlidhjet

Irak: Numri i të vrarëve arriti në 23


Nje polic i plagosur shihet duke ecur afër vendit të sulmit vetëvrasës në Kirkuk
Nje polic i plagosur shihet duke ecur afër vendit të sulmit vetëvrasës në Kirkuk
Zyrtarët thonë se nga disa sulme në pjesën veriore të Irakut dhe në kryeqytetin Bagdad, sot janë vrarë së paku 23 vetë.

Në qytetin e përzier etnik Kirkuk, nga dy sulme me makina-bomba në të njejtën lagje, janë vrarë së paku 16 vetë dhe plagosur afro 190.

Njëri ishte sulm vetëvrasës.

Në qytetin tjetër, Tuz Khurmatu, afro 75 kilometra nga Kirkuku, nga sulmi vetëvrasës me bombë janë vrarë dy vetë dhe janë plagosur 26 të tjerë.

Nga tri sulme të ndara në Bagdad janë vrarë pesë vetë.

Qyteti Kirkuk, i pasur me naftë, që gjendet 300 kilometra në veri të Bagdadit, është i banuar me popullatë të përzier arabe, kurde dhe turkomane.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulme.

Në shumicën e rasteve, sulmet me makina-bomba janë ndërmarrë nga kryengritësit sunitë.
XS
SM
MD
LG