Ndërlidhjet

Musliu: Nuk zhvendoset përmendorja e UÇPMB-së


Përmendorja e pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së në Preshevë
Përmendorja e pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së në Preshevë
Njëri nga liderët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, tha sot se nuk do të zhvendoset përmendorja e UÇPMB-së, e cila gjendet në qendër të Preshevës.

Zoti Musliu, pas takimit të përbashkët të liderëve shqiptarë në pjesën jugore të Serbisë, tha se është arritur marrëveshja që “nuk ka zhvendosje të përmendores së pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së, dhe se sot do të mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Preshevës, në të cilën do të legalizohet përmendorja”.

Mëtutje, siç raporton agjencia Beta nga Presheva, ai ka theksuar se “komunat në Serbi kanë të drejtë ligjore t’i legalizojnë përmendoret në territorin e tyre dhe këtë sot do ta bëjnë këshilltarët e Kuvendit Komunal në Preshevë”.

Jonuz Musliu ka njoftuar se është marrë një urdhër i Inspeksionit të ministrisë së drejtësisë së Serbisë, që përmendorja të largohet, por sipas tij, komuna ka të drejtë ankese.
XS
SM
MD
LG