Amnesty International ka thënë se vendimi i gjykatës ruse që të mos e lejojë Maria Alyokhinan, anëtarën e grupit Pussy Riot, që t'i shtyhet vuajtja e dënimit të saj, është një “parodi e mëtejshme e drejtësisë”.
David Diaz-Jogeiks, zëvendësdrejtor i Programit për Evropë dhe Azi Qendrore, tha në një deklaratë se vendimi i së mërkurës nga gjykata në qytetin e Berezniki është “në përputhje me politikat shtypëse të autoriteteve ruse dhe mbytja në çdo formë e mendimeve ndryshe”.
Alyokhina ka kërkuar nga gjykata që pjesa tjetër 2 vjeçare e dënimit t’i lejohet që ta vuajë pasi që djali i saj 5 vjeçar të arrijë moshën 14 vjecare, duke thënë se ndarja e tyre po dëmton zhvillimin e tij.
Ajo është njëra nga tre anëtaret e grupit Pussy Riot të cilat u dënuan vitin e kaluar për një performancë në Katedralen Krishti Shpëtimtar në Moskë ku kishin protestuar kundër presidentit rus Vlladimir Putin.