Ndërlidhjet

Protestuesit në Islamabad rrezikohen nga militantët


Protesta në Islamabad
Protesta në Islamabad
Ministri i Punëve të Brendshme të Pakistanit, u ka bërë thirrje protestuesve anti-qeveritarë të mbledhur në Islamabad që të shpërndahen.

Rehman Malik ka thënë se mijëra protestues kanë ngritur kampe në qendër të qytetit, duke shkaktuar probleme për banorët e qytetit dhe, ka shtuar se, durimit të qeverisë po i vjen fundi.

Ai tha se qeveria ka informacione që militanët janë duke planifikuar që të sulmojnë turmën e protestuesve. Malik githashtu tha se për një sulm të tillë, do të mbanin fajin udhëheqësit e protestës, posaçërisht kleriku islamik Muhammad Tahir-ul-Qadri.

Qadri, i cili është kthyer në Pakistan këtyre viteve të fundit nga Kanadaja, i ka bërë thirrje qeverisë që të jep dorëheqje, duke e quajtur si të korruptuar dhe të paaftë.

Ministri i Informacionit, Qamar Zaman Kaira ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen ndërmjet 5 dhe 15 majit.
XS
SM
MD
LG