Ndërlidhjet

IAEA vazhdon vizitën në Iran


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Inspektorët nuklear të OKB-së, kanë vazhduar të enjtën bisedimet mbi programin nuklear kontravers të Iranit.

Zyrtar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), kanë arritur të mërkurën në Tehran, duke shpresuar se do të kenë qasje në kompleksin ushtarak të Parchin-it, në juglindje të kryeqytetit.

IAEA, dyshon se testet nukleare të kryera nga Irani, kanë për qëllim krijimin e bombave bërthamore.

Deri më tani, Irani nuk ka lejuar që IAEA të ketë qasje në Parchin. Raporte nga ekspertë amerikanë, kanë thënë se Irani, deri nga mesi i vitit 2014, mund të prodhojë mjaftueshëm armë të gradës së uraniumit për një ose më shumë bomba bërthamore, dhe kanë kërkuar nga Uashingtoni dhe aleatët e tjerë që ti të shtojnë sanksionet ndaj republikës islamike.
XS
SM
MD
LG