Ndërlidhjet

Gjermania kthen arin nga SHBA e Franca


Frankfurt, 16 janar 2013
Frankfurt, 16 janar 2013
Banka Qendrore e Gjermanisë ka njoftuar se do të kthejë në vend disa tonelata ari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

Gjermania ka mbajtur pjesë të pasurisë së saj në ari në Nju Jork dhe Paris, gjatë Luftës së Ftohtë, për ta ruajtur atë nga ndonjë invazion i mundshëm sovjetik.

Bundesbanka njoftoi se do të transferojë pothuajse 700 tonë ari në vlerë të 36 miliardë dollarëve nga Parisi dhe Nju Jorku në bazën e saj në Frankfurt.

Vetëm një e treta e 3400 tonëve të arit të Gjermanisë është e ruajtur tani në Frankfurt, me 45 përqind të sasisë në Nju Jork.

Rezervat e arit të Gjermanisë janë të dytat për nga madhësia, pas atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG