Ndërlidhjet

Armstrongut i merret medalja olimpike


Lance Armstrong
Lance Armstrong
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (OIC) ia ka hequr Lance Armstrongut një medalje të bronxtë olimpike, të marrë në Olimpiadën e vitti 2000, pas diskualifikimit të tij për shkak të dpoingut.

Një zëdhënës i komitetit tha se OIC i ka dërguar një letër Armstrongut, për t’i kërkuar kthimin e medaljes.

Armstrongu tashmë është zhveshur nga shtatë titujt e fituar në Tour de France dhe është diskualifikaur nga të gjitha garat që ka marrë pjesë që nga vitit 1998.

Vendimi i Komitetit Ndërkombëtar vjen në ditën e njëjtë kur do të transmetohet intervista e Armstrongut dhënë nikoqires Oprah Winfrey.

Gjatë intervistës ai thuhet se ka pranuar se ka marrë droga për të rritur performansën në kuadër të garave.

Agjencia amerikane Anti-Doping, muaj më pare nxori një raport të detajuar, që e akuzoi ekipin e Armstrongut se ka zhvilluar programin më të sofistikuar të dopingut në historinë e çiklizmit.
XS
SM
MD
LG