Ndërlidhjet

Hetohen shpërthimet në Prishtinë e Mitrovicë


Ilustrim
Ilustrim
Tri shpërthime të ndara kanë ndodhur rreth mesnate në vetura zyrtare institucionale në Prishtinë.

Njëri shpërthim ka ndodhur në rrugën Bajram Bahtiri, tjetri në rrugën Sali Novica dhe i treti në rrugën Henry Dynan, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia tha se që të tria shpërthimet kanë ndodhur në veturat zyrtare, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Autorët e shëprthimit mbesin të panjohur, derisa zëdhënësi I Policisë së Kosovës, Brahim Sadiru, i tha Radios Evropa e Lirë, se janë duke u zhvilluar hetimet.

Ndërkohë, një shpërthim tjetër ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në veri të Mitrovicës.

Thuhet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
XS
SM
MD
LG