Ndërlidhjet

Armstrong e pranoi përdorimin e drogës për shkak të të birit


Lance Armstrong në intervistën me moderatoren Oprah Winfrey
Lance Armstrong në intervistën me moderatoren Oprah Winfrey
Çiklisti amerikan, Lance Armstrong, thotë se ka vendosur ta pranoj para botës se ka përdorë drogë në gara, pasi e ka parë të birin e tij 13 vjeçar, duke e mbrojtur atë kundër akuzave për doping.

Gjatë shout televiziv të moderatores së njohur amerikane, Oprah Winfrey, që u transmetua mbrëmë vonë, Armstrong tha se “e kam parë djalin tim duke më mbrojtur dhe duke thënë se kjo nuk është e vërtetë”.

Pas kësaj, Armstrong theksoi se kjo e kishte shtyrë atë që “duhet t’i tregoj djalit”.

Ky shpjegim u bë një ditë pasi ai publikisht për të parën herë e pranoi se ka përdorë droga stimuluese kur i kishte fituar shtatë tituj të njëpasnjëshëm në garën prestigjioze ndërkombëtare çikliste Tour de France.

Intervista me moderatoren Winfrey, e transmetuar në dy pjesë, këtë javë, ishte xhiruar në shtëpinë e Armstrongut në Austin të Teksasit, ditën e hënë.
XS
SM
MD
LG