Ndërlidhjet

Afrikë: Liderët diskutojnë për vendosjen e shpejtë në Mali


Ushtarët francezë në Mali
Ushtarët francezë në Mali
Liderët e Afrikës Perëndimore po takohen në Bregun e Fildishtë për të diskutuar për një vendosje sa më të shpejtë të ushtarëve afrikanë në Mali, për të luftuar kundër kryengritësve islamikë atje.

Duke folur në Abixhan të Bregut të Fildishtë, presidenti i këtij vendi, Alassante Outtara, ka kërkuar mbështetje më të gjërë ndërkombëtare për qeverinë e Malit.

Zoti Outtara e udhëheq Komunitetin Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore, që është e njohur me shkurtesën ECOWAS.

Të 15 vendet e këtij grupi e kanë mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për vendosjen e forcave të sigurisë në Mali, në muajin shtator.

Por, përshkallëzimi i luftës civile në Mali ka shkaktuar nxitim për dërgimin e trupave para datës së paraparë.

Javën e kaluar, Franca ka intervenuar në Mali, duke dërguar 2 mijë ushtarë.

Ministri i mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, tha se edhe 500 ushtarë të tjerë francezë mund të dërgohen në Mali.
XS
SM
MD
LG