Ndërlidhjet

FIFA: Blatter e kundërshton ligën e ish vendeve sovjetike


Shefi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, thotë se është kundër planeve për krijimin e ligës ku do të merrnin pjesë ekipet nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik.

Duke folur sot në Shën Petersburg të Rusisë, zoti Blatter tha se krijimi i ligës së këtillë është “kundër parimeve të FIFA-s” dhe mund “të sjellë çrregullime”.

Klubet Zenit nga Shën Petersburgu dhe Dinamo e Kievit në Ukrainë, kanë propozuar krijimin e ligës pas-sovjetike, ku do të merrnin pjesë ekipet nga rajoni.

Por, kritikët, përfshirë edhe Federatën Ruse të Futbollit, thonë se sistemi i tillë mund t’i dëmtoj ligat ekzistuese.

Zoti Blatter po qëndron në Rusi, që me zyrtarët e lartë të këtij vendi të diskutoj për përgatitjet për Kampionatin Botëror të Futbollit në vitin 2018.
XS
SM
MD
LG