Ndërlidhjet

Jakup Krasniqi e dënon heqjen e lapidarit në Preshevë


Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nëpërmjet një deklarate, e ka dënuar ashpër heqjen e lapidarit të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), nga ana e policisë dhe xhandarmërisë serbe.

Kryetari Krasniqi vlerëson se ky veprim qyqar i Beogradit, dëshmon edhe njëherë se pushteti aktual i Serbisë nuk ka ndryshuar asgjë nga logjika, mentaliteti dhe veprimet e pushtetit të Sllobodan Milosheviqit.

“Veprimet e tilla nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon, e as procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kjo është edhe një dëshmi se Beogradi vazhdon të jetë prodhues i destabilitetit, nxitës i konflikteve dhe urrejtjes ndërmjet kombeve”, thuhet në deklaratën e kryetarit Krasniqi.

Rrënimi i përmendoreve dhe ndalimi i shpalosjes së vlerave kulturore dhe i kujtesës historike të popujve, shton më tej Krasniqi, nuk përkon me vlerat universale të kohëve moderne, si: liria, paqja, demokracia dhe bashkëpunimi.

Krasniqi bën thirrje për gjakftohtësi, në mënyrë që shqiptarët e kësaj treve të mos bien pre e provokimeve të Beogradit, sado të dhimbshme qofshin ato.
XS
SM
MD
LG