Ndërlidhjet

Britania: Keqardhje për vendim të njëanshëm të Serbisë


Ambasada e Britanisë në Beograd, ka shprehur sot keqardhje për shkak të vendimit të njëanshëm të qeverisë së Serbisë për largimin e përmendores në Preshevë, në momentin kur zgjidhja e kënaqshme ishte “shumë afër”.

Mëtutje, në kumtesën e Ambasadës britanike theksohet se vendimi i njëanshëm i qeverisë së Serbisë, pa konsultime me komunitetin lokal, është për keqardhje dhe ka shtuar se për këtë hap qeveria kishte vendosur në momentin kur dukej se zgjidhja e kënaqshme për të dy palët ishte shumë afër.

Ambasada britanike i ka përshëndetur përpjekjet e OSBE-së, përfaqësuesit e së cilës kanë ndërmjetësuar në negociatat ndërmjet qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në pjesën jugore të Serbisë, lidhur me përmendoren e pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjitha palëve që “të trgojnë përmbajtje dhe tu shmangen lëvizjeve dhe deklaratave, që mund të sjellin nxitje të tensioneve”.
XS
SM
MD
LG