Ndërlidhjet

Rusi: Minatorët vdiqën nga helmimi dhe lëndimet


Foto- Arkivë
Foto- Arkivë
Hetuesit kanë zbuluar arsyen e vdekjes së katër njerëzve të vrarë nga një shpërthim në një minierë të dielën në rajonin Kemerovo në Rusi. Zyrtarë të Komitetit për Hetime të Rusisë kanë thënë të hënën se 3 nga minatorët janë vdekur si pasoj e helmimit nga monoksidi i karobit ndërsa i katërti vdiç nga lëndimet e pësuara në trup dhe në kokë.
Katër minatorë, vazhdojnë që edhe pas një dite të jenë të ngujuar në nëntokë. Operacioni i shpëtimit i cili po bëhet në 300 metra thellësi të minierës është ndaluar pasi që është parë se ka një koncentrim të madh të metanit dhe punëtorët janë duke e mbushur me ujë atë pjesë të minierës për të larguar gasin. Ministria e Urgjencës ka thënë se për të mbushur atë pjesë të minierës, nevojiten rreth 5000 metra kub ujë. Operacioni i kërkim-shpëtimit do të vazhdojë vetëm pas përfundimit të këtij “vërshimi”.
XS
SM
MD
LG