Ndërlidhjet

Një e vdekur nga tërmeti në Indonezi


Indonezi - foto arkivi
Indonezi - foto arkivi
Një tërmet me fuqi prej 5.9 shkallësh të Richterit ka goditur pjesën perëndimore të Indonezisë, duke vrarë një vajzë të re.

Epiqendra e dridhjeve është regjistruar në provincën Aceh. Përveç viktimës, mediat lokale kanë njoftuar edhe për disa njerëz të plagosur.

Provinca Aceh, e cila ndodhet në cepin perëndimor të Ishullit Sumatra, goditet vazhdimisht nga tërmetet.

Shumica e 230,000 njerëzve të vrarë nga tërmeti dhe cunami që kanë goditur Indonezinë në vitin 2004, janë regjistruar në Aceh.
XS
SM
MD
LG