Ndërlidhjet

OKB paralajmëron për rritje të papunësisë


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia për punë e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se efektet e vazhdueshme të krizës globale ekonomike bëjnë të kuptojnë se papunësia do të vazhdojë të rritet, edhe pse ekonomitë e botës presin përmirësim.

Organizata Ndërkombëtare për Punë, në një raport të lëshuar sot, ka thënë se numri neto i të papunëve është rritur për 4 milionë në vitin 2012, përkatësisht në 197 milionë.

Organizata në fjalë pret rritje të kësaj shifre për 5.1 milionë në këtë vit dhe për 3 milionë në vitin 2014.

Shkalla globale e papunësisë ka arritur në 6.21 për qind në vitin 2009, ndërsa më 2012 ka qenë 5.93 për qind.

Ajo pritet të rritet në 6.01 për qind më 2013 dhe 2014.
XS
SM
MD
LG