Ndërlidhjet

Revista britanike NME nominon Pussy Riot në dy kategori


Gjykimi i anëtares së Pussy Riot, Maria Alyokhina
Gjykimi i anëtares së Pussy Riot, Maria Alyokhina
Revista Britanike, New Musical Express (NME) e ka nominuar punk grupin rus Pussy Riot për dy çmime.

NME ka deklaruar të martën se Pussy Riot do të nominohen në dy kategori, Heroi i Vitit dhe Çasti muzikor i Vitit.

Çmimet e revistës do të prezantohen në një shfaqje ceremoniale që do të mbahet më 27 shkurt në Londër. Tre anëtaret e grupit Pussy Riot, Maria Alyokhina, Nadzheda Tolokonnikova dhe Yekaterina Samutsevich ishin arrestuar në shkurt të vitit 2012 pasi që kishin bërë një përformancë në Katedralën Krishti Shpëtimtar në Moskë si formë proteste kundër presidentit Vladimir Putin.

Që të trija u dënuan për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”. Alyokhina dhe Tolokonnikova janë duke e vuajtur burgimin 2 vjeçar, ndërsa Samutsevich është dënuar më kusht.
XS
SM
MD
LG