Ndërlidhjet

Rusia tërheq 150 shtetas nga Siria


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Ministri për Emergjencë i Rusisë, ka dërguar 2 aeroplanë në kryeqytetin e Libanit në Bejrut për të evakuar disa qytetar rusë nga Siria. Autoritetet ruse kanë thënë se rreh 100 shtetas rusë do të tërhiqen me anë të autobusëve deri në kufirin libanez dhe pastaj do të udhëtojnë deri në Beirut për të u kthyer më pas në shtëpi.

Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar se pse aeroplanët ishin dërguar në Bejrut dhe jo në Damask, por, raportohet se janë duke u zhvilluar luftime ndërmjet forcave qeveritare dhe luftëtarëve të opozitës në afërsi të aeroportit të Damask-ut.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, ka bërë të ditur se për shkak të luftimeve të zhvilluara në afërsi të aeroportit dhe përgjatë rrugëve që të dërgojnë në këtë vend, janë pezulluar të gjitha fluturimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, zyrtarët rusë kanë minimizouar rëndësinë e fluturimit për evakuim, duke thënë se arsyeja e këtij veprimi është vetëm përgjigjja ndaj kërkesave të disa nga 150 shtetasve rusë të cilët janë duke kërkuar që të largohen nga Siria.
XS
SM
MD
LG