Ndërlidhjet

Avokati i Popullit bënë thirrje për përmbajtje


Avokati i Popullit, Sami Kurteshi
Avokati i Popullit, Sami Kurteshi
Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, ka shprehur shqetësim për veprimin e Qeverisë së Serbisë për largimin e dhunshëm të lapidarit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, përmes një komuniakte ka thënë se “është duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar pas këtij veprimi jocivilizues dhe provokues të autoriteteve serbe”.

Në këtë komunikatë Kurteshi u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëpërmbajtje nga aktet që janë të kundërligjshme dhe të papranueshme për një shoqëri demokratike dhe të qytetëruar. Po ashtu ka kërkuar që të gjenden rrugët ligjore të reagimit dhe protestës, përmes të cilave në mënyrë paqësore dhe demokratike do të shfaqej mospajtimi dhe kundërshtimi për çfarëdo pakënaqësie apo veprimi, qoftë edhe si ky i autoriteteve serbe.

“Dëmtimet e monumenteve dhe të varrezave ortodokse serbe nga persona të pandërgjegjshëm janë veprime të pajustifikueshme dhe të dënueshme me ligj. Këto veprime vandaliste shkaktojnë frikë dhe shqetësim te të gjithë njerëzit dhe nuk ndihmojnë aspak në përpjekjet për ndërtimin e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë. Prandaj, kërkojmë nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës që të marrin në përgjegjësi ligjore të gjithë ata persona që kanë shkaktuar veprime të tilla”, thuhet në këtë komunikatë.
XS
SM
MD
LG