Ndërlidhjet

Jahjaga e Thaçi pajtohen për shefin e Zyrës Ndërlidhëse në Beograd


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, foto nga arkivi
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, foto nga arkivi
Në një takim të zhvilluar mes presidentes së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga e kryeministrit Hashim Thaçi, është arritur pajtimi për emërimin e shefit të Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ambasador nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës.

Në takim, sipas komunikatës për media të lëshuar nga kabineti i presidentes, thueht se kryeministri Thaçi e informoi presidenten Jahjaga për procesin e dialogut ndërmjet Republikës sëKosovës e Republikës së Serbisë, për takimin e fundit të kryeministrave të dyja shteteve dhe për marrëveshjet e arritura në secilën fushë.

Presidentja, në anën tjetër, citohet të ketë thënë se “takimi ndërmjet Presidentëve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë që do të mbahet së shpejti është përkrahje për gjithë procesin e dialogut që po udhëhiqet nga Qeveritë e të dyja vendeve dhe të zbatimit të marrëveshjeve të arritura" .
XS
SM
MD
LG