Ndërlidhjet

Sulm në xhami, dhjetëra të vrarë


Irak
Irak
Një sulm vetëvrasës brenda një xhamie shiite në qytetin verior të Irakut, Tuz Khurmatu, ka vrarë dhjetëra njerëz.

Zyrtarët lokalë thanë se sulmi kishte si cak një ceremoni varrimi të një personi që u vra një ditë më parë.

Mbetet e paqartë se sa persona janë vrarë, kur sulmuesi vetëvrasës hyri në xhaminë shiite dhe hodhi veten në erë në mesin e turmës.

Zyrtarët dhe udhëheqësit e fiseve thuhet se janë në mesin e të plagosurve. Asnjë grup nuk ka marrë deri tash përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG