Ndërlidhjet

Pritet dekretimi i Pecit; Beogradi ende s'ka emër zyrtar


Lulzim Peci
Lulzim Peci
Ndërsa ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, pritet të dekretohet së shpejti nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në krye të zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ende nuk është e qartë se kush do të jetë shef i zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Emërimi i zyrtarëve ndërlidhës të të dyja vendeve ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Oliver Ivanoviq, ish sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të qeverisë serbe, ka qenë emri i përfolur më së shumti për këtë funksion.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ai ka thënë se përfolja e emrit të tij mbetet në nivel spekulimesh, ndonëse pranon se ka pasur bisedime me qeverinë serbe për këtë çështje, por marrëveshje ende s’ka.
XS
SM
MD
LG