Ndërlidhjet

Deklarata për Kosovën në OKB, nxit reagime në Serbi


Flamur gjerman
Flamur gjerman
Politikanët në Beograd kanë reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman, Heinz Wilhelm, i cili ka thënë se në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të duhej të shtrohej edhe çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Kreu i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun e cilëson deklaratën si “provokim të qëllimshëm”.

“Nëse vazhdohet me kushte të tilla, dhe vendosje te diktatit, sic është anëtarësimi i Kosovës në OKB, nuk shoh perspektivë evropiane për Serbinë, por shkojmë ka një problem më i madh, ka Shqipëria e Madhe”, ka thënë Drecun.

Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Sllobodan Samarxhiq ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman, duke kërkuar nga qeveria e presidenti që të mos pranojnë një kërkesë të tillë.
XS
SM
MD
LG