Ndërlidhjet

Greqi: Ndërhyrje e policisë, 10 të arrestuar


Pamje nga një protestë e mëhershme kundër masave të kursimit në Greqi
Pamje nga një protestë e mëhershme kundër masave të kursimit në Greqi
Policia speciale e Greqisë ka ndërhyrë në një depo të metros në kryeqytetin Athinë, ku punëtorët grevistë ishin barrikaduar, në shenjë të protestës kundër masave të kursimeve.

Së paku 10 punëtorë janë arrestuar, ndërsa ka raporte se një femër është lënduar lehtë.

Ndërhyrja para agimit të sotëm u në pasi qeveria e ka urdhëruar policinë që ta përfundoj grevën tetëditore.

Dje qeveria ka kërkuar mobilizim civil të punëtorëve që ishin në grevë.

Ata që refuzojnë të kthehen në punë ballafaqohen me mundësinë e përzënies nga puna e bile edhe me arrest.
XS
SM
MD
LG