Ndërlidhjet

SHBA: Tërhiqet vërejtja për “sulm kibernetik 9/11”


Sekretarja për sigurinë e brendshme të Shteteve të Bashkuara Janet Napolitano
Sekretarja për sigurinë e brendshme të Shteteve të Bashkuara Janet Napolitano
Sekretarja për sigurinë e brendshme të Shteteve të Bashkuara, Janet Napolitano, ka tërhequr vërejtjen se një sulm madhor kibernetik është real dhe mund të ndodhë menjëherë.

Duke folur dje në një institut në Uashington, ajo theksoi se “sulmi kibernetik 9/11” është i mundshëm dhe mund të ketë ndikim të ngjashëm me atë të uraganit Sandy, që e shkatërroi bregun lindor të Shteteve të Bashkiuara, në tetor të vitit të kaluar.

Napolitano tha se infrastrukturat kritike, përfshirë ujin, gazin dhe furnizim me rrymë elektrike, janë të ndjeshme ndaj këtyre sulmeve.

Ajo ka kërkuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratimin e legjislacionit për sigurinë kibernetike.

Por, një legjislacion i ngjashëm u ndal në Kongres, vitin e kaluar, për shkak se bizneset dhe mbrojtësit e të drejtave private e kundërshtuan atë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pritet që ta nënshkruaj një urdhër ekzekutiv, që kompanive do tu ofroj stimulime për pjesëmarrje në sistemin vullnetar për mbrojtjen e disa infrastrukturave.
XS
SM
MD
LG