Ndërlidhjet

Punëtorët grekë ndërprejnë grevën pas kërcënimit


Athine, 25 janar, 2013
Athine, 25 janar, 2013
Punëtorët grevistë grekë të metrosë në Athinë po i kthehen punës, duke i dhënë kështu fund një greve nëntë-ditore.

Ata përfunduan grevën e tyre të premten, pasi qeveria kërcënoi se do t’i shkarkonte dhe arrestonte.

Punëtorët e metrosë hynë në grevë për të protestuar kundër shkurtimeve në pagat e tyre të propozuara nga qeveria, derisa ajo po përpiqet të zbatojë masat e kursimit të kërkuara nga huadhënësit ndërkombëtarë të Greqisë në këmbim të fondeve të shpëtimit.

Të premten në mëngjes, policia hyri me forcë në deponë kryesore të Metrosë së Athinës, e cila ishte okupuar nga dhjetëra punëtorë grevistë.

Aty shpërthyen përleshjet pasi, policia theu dyert dhe arrestoi disa punëtorë.

Punëtorët e tjerë të transportit, të premten u larguan nga punët e tyre në solidaritet me stafin e metrosë, duke shkaktuar kufizime të transportit publik në kryeqytet.
XS
SM
MD
LG