Ndërlidhjet

Pentagoni ndihmon ushtrinë franceze në Mali


Trupat ushtarake franceze në Mali
Trupat ushtarake franceze në Mali
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka rënë dakord për të kryer misione ajrore rifurnizimi për aeroplanët luftarakë francezë të cilët po marrin pjesë në luftën kundër militantëve islamikë në Mali.

Nga Pentagoni është bërë e ditur se çështja e ndihmës u diskutua përmes një thirrje telefonike të realizuar në mes të sekretarit të Mbrojtjes Leona Panetta dhe ministrit të Mbrojtjes së Francës Jean-Yves Le Drian.

Shtetët e Bashkuara tashmë kanë ndihumuar në transportimin e trupave franceze për në shtetin perëndimor të Afrikës dhe sigurimin e intelegjencës në Paris.

Në deklaratën e Pentagonit thuhet se Uashingtoni mbështet “ përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të pamundësuar një qëndrim të sigurtë të terroristëve në Mali”.

Trupa franceze dhe të Malit gjatë ditës së dielë raportohet se kanë marr në kontroll bastionin islamik të Gao-së.

Trupat franceze të vendosur në Mali të mbështetura edhe nga forcat ajrore më shumë se dy javë më parë kanë filluar fushtatën për të parandaluar konsolidimin e kontrollit të pjesës veriore të Mali nga islamikët.
XS
SM
MD
LG