Ndërlidhjet

Iran: Një prift iraniano-amerikan dënohet me 8 vjet burg


Saeed Abedini, prift iraniano-amerikan
Saeed Abedini, prift iraniano-amerikan
Një grup për çështje të drejtësis në SHBA thotë se një prift i krishterë iraniano-amerikan u dënua të dielën me tetë vjet burg për aktivitetet e tij fetare.

Qendra amerikane për Ligj dhe Drejtësi (ACLJ) ka thënë se pastori Saeed Abedini, i cili është ndaluar nga autoritet e Iranit në shtator të vitit të kaluar, është shpallur fajtor nën akuzën për “rrezikim të sigurisë kombëtare të Iranit” pasi që kishe promovuar shtëpi-kisha të krishtera në këtë shtet.

Sipas raporteve të ACLJ-së thuhet se, provat e paraqitura në gjyq janë bazuar në aktivitetet Abedinit të bëra kryesisht gjatë viteve 2000, kur Irani ishte nën pushtetin e presidentit të atëhershëm Khatami Mohamed. Ky pushtet i atëhershëm nuk i vlerësonte shtëpitë-kisha si rrezik kombëtar.

ACLJ bënë të ditur se Abedini është rrahur dhe torturuar gjatë kohës së ka qenë i arrestuar.

Abedini është shtetas i SHBA-ve, por i lindur në Iran.
XS
SM
MD
LG