Ndërlidhjet

SHBA dhe Afganistani vazhdojnë bisedimet për sigurinë


Afganistan
Afganistan
Shtetet e Bashkuara presin që, këtë javë, të takojnë zyrtarët afganë për raundin e tretë te bisedimeve rreth marrëveshjes dypalëshe të sigurisë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, ka thënë se bisedimet kanë për qëllim që të arrihet pajtimi për bazën ligjore të prezencës së forcave amerikane, pas tërheqjes së planifikuar të trupave të huaja nga Afganistani, në fund të vitit 2014.

Çështjet që diskutohen përfshijnë atë se çfarë niveli i imunitetit nga ndjekja penale mund t’iu jepet trupave amerikane, të cilat do të qëndrojnë për trajnimin e forcave afgane dhe për të ndihmuar në siguri.

Çështja është diskutuar edhe më herët këtë muaj, kur presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka takuar presidentin e SHBA-së, Barack Obama, në Uashington.
XS
SM
MD
LG