Ndërlidhjet

Ndotje e rrezikshme e ajrit në Pekin


Kinë - foto arkivi
Kinë - foto arkivi
Ndotja e ajrit në Pekin të Kinës ka arritur sërish nivele të rrezikshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara atje ka thënë se ndotja është aq e madhe saqë nuk mund të përcaktohet me saktësi nga mjetet matëse të saj.

Ambasada ka thënë se sasia e ndotjes në ajër është disa herë më e lartë se nivelet e konsideruara të sigurta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kompania Air China raportohet të ketë anuluar disa fluturime për shkak të dukshmërisë së dobët.

Autoritetet e Pekinit u kanë sugjeruar banorëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura sa më shumë që të jetë e mundur, për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Pekini ka përjetuar disa ditë të ndotjes së rrezikshme të ajrit dy javë më parë.

Shkaktar i ndotjes së tillë thuhet të jetë zhvillimi i shpejtë i vendit dhe mungesa e kufizimeve të detyrueshme mbi makinat, fabrikat dhe termocentralet.
XS
SM
MD
LG