Një gjykatë në Kiev ka dënuar një gjeneral të policisë me burgim të përjetshëm pasi që kishte vrarë gazetarin hulumtues Heorhiy Gongadze. Gjykata e Qarkut e Pechera-s, ka dënuar të martën ish-zyrtarin e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjeneralin Oleksiy Pukach i cili kishte ngulfatur deri në vdekje gazetarin Gongadze.
Pikach gjithashtu është detyruar që të degradohet. Gongadze, i cili kishte raportuar për korrupsion të nivelit të lartë, ishte kidnapuar në shtator të vitit 2000, ndërsa trupi i tij i pa jetë u gjetë në periferi të Kievit.
Më parë, presidenti i atëhershëm Leonid Kuchma ishte akuzuar për përfshrije në këtë vrasje duke u bazuar në audio-regjistrimet të bëra fshehurazi në zyrën e tij në të cilën ai dyshohet se komplotoi kundër gazetarit.
Prokurorët gjatë vitit 2011, akuzuan Kuçma-n për përfshirje në rastin, por një gjykatë muaj më pas kishte rrëzuar këto akuza.
Pukach tha se ai do të pranojë vendimin e gjykatës vetëm në rast se Kuçma dhe të tjerët përballen njësojë si ai me gjykimin në fjalë.