Ndërlidhjet

Brazil: Numri i të vdekurve nga zjarri arriti në 235 vetë


Njerëzit e inskpektojnë klubin e natës Kiss pas zjarrit nga i cili u vranë 235 vetë
Njerëzit e inskpektojnë klubin e natës Kiss pas zjarrit nga i cili u vranë 235 vetë
Numri i të vdekedurve nga zjarri në një klub nate, të mbushur përplotë me njerëz, në pjesën jugore të Brazilit, ka arritur në 235, pasi një djalosh 21 vjeçar vdiq nga plagët e pësuara.

Në spital ende mbeten më se 100 vetë me plagë nga zjarri në klubin e natës, të dielën, në qytetin universitar, Santa Maria.

Lidhur me këtë zjarr janë arrestuar katër person, përfshirë edhe dy pronarë të klubit dhe këngëtari i një grupi muzikor, që këndonte në klubin Kiss në kohën e shpërthimit të zjarrit.

Grupi muzikor është fajësuar për përdorim të piroteknikës, që e ka shkaktuar zjarrin.

Policia tha se këto mjete piroteknike ishin të parapara për përdorim jashtë hapësirave të mbyllura.
XS
SM
MD
LG