Ndërlidhjet

Franca kërkon kursim të energjisë elektrike


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Ministria e Ambientit të Francës ka njoftuar dyqanet dhe ndërtesat me zyre se duhet që të ndalin dritat gjatë natës në mënyrë që të kursejnë energji elektirke. Që nga 1 korriku, ndërtesat jo rezidenciale do të duhet që të ndalin dritat brenda ndërtesave të tyre pas përfundimit të orarit të tyre të punës.

Të gjitha dritat e jashtme dhe dritaret ndriquese do të ndalën nga ora 1 e mëngjesit.
Sipas kësaj ministrie thuhet se, ky veprim i ndërmarr do të ruaj mesataren e konsumit vjetor të 750 mijë familje.

Ministri i Mjedisit Delphine Batho tha se ky veprim do ta bëjë Francën një pionier në Evropë në parandalimin e ndotjes nga ndriqimi, që prish ekosistemet dhe sistemin e gjumit të njerëzve.
XS
SM
MD
LG