Ndërlidhjet

Halbauer vizitoi Zyrën Administrative në veri


Mitrovicë, 31 janar 2013.
Mitrovicë, 31 janar 2013.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Volker Halbauer, ka vizituar sot Zyrën Administrative të Kosovës në veri të Mitrovicës, ku ka biseduar me shefen e saj, Adrijana Hoxhiq.

“Si zyrë kemi marrë për obligim që maksimalisht të bashkëpunojmë me institucionet e sigurisë, në mënyrë që qytetarëve t’iu sigurohet liria elementare dhe e drejta për vetëvendosje për të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Jemi dakorduar që në këtë drejtim duhet edhe më shumë punë", ka thënë Hoxhiq në takim, njofton shërbimi për informim i kësaj zyre.

Komandanti i KFOR-it, nga ana e tij, ka falënderuar zyrtaren Hoxhiq dhe bashkëpunëtorët e saj për informimin mbi mënyrën e funksionimit të Zyrëz Administrative.

"Në qoftë se KFOR-i vëren çfarëdo kërcënimi ndaj sigurisë, pjesëtarët e tij do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që në pjesën veriore të vendit të mbretërojë situatë e qetë", ka thënë Halbauer.
XS
SM
MD
LG