Ndërlidhjet

Vriten dy klerikë në Karaçi


Pakistan
Pakistan
Dy klerikë sunitë janë qëlluar për vdekje në Karaçi të Pakistanit. Policia ka thënë se të dy ata kanë qenë duke udhëtuar me një makinë, kur një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj tyre.

Karaçi, i cili është qyteti më i madh i Pakistanit, është vazhdimisht skenë e dhunës. Të mërkurën, një bombë ka shpërthyer në lagjen Sohrap Goth, duke vrarë dy persona.

Gjatë vitit 2012, në këtë qytet janë vrarë rreth 2,000 njerëz, si pasojë e dhunës që lidhet me tensionet etnike dhe politike.
XS
SM
MD
LG